Numri i vdekjeve nga koronavirusi në New York ka arritur në 10,000, derisa spitalet akoma vazhdojnë t’i pranojnë nga 2000 pacientë në ditë.
Të dielën janë regjistruar 671 vdekje të reja që ishte edhe hera e parë gjatë javës që shifra ditore e vdekjeve ka rënë nën 700.
Megjithatë guvernatori Andrew Cuomo deklaroi se njerëzit po vdesin “në një nivel të tmerrshëm të dhimbjes dhe pikëllimit”, transmeton Klan Kosova.
“Ky virus është shumë i mirë në atë që bën. Është një vrasës".
Ai ka thënë se gati 2000 njerëz janë spitalizuar së fundmi, derisa nëse llogariten ata që lirohen nga spitali dhe vdekjet, numri i personave të spitalizuar është nën 19,000.
“Më e keqja mund të jetë duke përfunduar dhe do të përfundojë derisa ne nuk bëjmë diçka të pamatur. Ju mund t’i përmbysni këta numra për dy ose tri ditë me sjellje të pamatura”.
Në ndërkohë, qyteti i New Yorkut është në rrezik që të mbesë pa shtupa për testime për Covid-19, prandaj po kërkohet që të testohen vetëm personat që janë shumë të sëmurë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.