Lajmet e fundit

Autopsia e tre trupave që kanë vdekur në rrethana të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare ditë më parë ka përfunduar.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Gërxhaliu ka thënë poashtu se sa i përket rezultatit të analizave, do të duhet goxha kohë.
Ai ka thënë poashtu se familjarët e viktimave janë pajtuar me zhvarrimin e trupave të të afërmëve të tyre.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Instituti i Mjekësisë Ligjore gjatë ditës së sotme ka bërë zhvarrosjen e kufomave, në mënyrë që përmes autopsisë të konstatohet shkaku i vdekjes së tyre.
Klan Kosova mëson se viktimat janë nga Prishtina, Skenderaji dhe Vitia.