Lajmet e fundit

Në fshatin Cecevë të Zubin Potokut është gjetur trupi i pajetë i një serbi.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.