29.12.2017 · përditësuar para 3138 dite1 min lexim
Një grua 58 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana ende të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit kemi pranuar një informatë se në grua 58 vjeçare ka ndërruar jetën në QKUK. Sipas familjarëve rrethanat e vdekjes janë të dyshimta”, ka treguar Ahmeti.
Mediat raportojnë se e ndjera para se të sillej në klinikë, dyshohet se ka pirë acid.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.