Lajmet e fundit

Një person në Kaçanik është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Klan Kosova.