Lajmet e fundit

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës.
Sipas Policisë, dje, rreth orës 13:30 minuta, në vendin e quajtur te "Qafa e Duhlës" është gjetur një person i plagosur me armë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore, njofton Klan Kosova.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku më vonë si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Është bërë poashtu ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku në cilësinë e provave materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit te vogël.
Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Policia e ka iniciuar rastin si 'vdekje e dyshimtë' dhe po hetohet nga njësitë përkatëse.