Lajmet e fundit

Një person ka ndërruar jetë, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e Pallatit të Drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
"Rreth orës 09:20 kemi marrë një thirrje për një vdekje të dyshimtë në Pallatin e Drejtësisë. Për momentin ekipet e policisë, forenzika dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes".
Ahmeti ka refuzuar të japë ndonjë informatë shtesë deri në një raport të plotë të njësiteve policore në vend të ngjarjes.