Regina King ka folur pas vdekjes së ish të dashurit të saj, Malcolm-Jamal Warner.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi: “Disa njerëz lënë gjurmë të qëndrueshme, jo vetëm për ata që ishin, por edhe për energjinë që mbartnin”.
Postimit, aktorja ia shtoi një fotografi të të ndjerit duke hipur në një motoçikletë.
Nëse nuk e keni ditur, aktorja 54-vjeçare dhe Warner, ishin në një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Malcolm vdiq tragjikisht pasi u mbyt ndërsa ishte me pushime të dielën pranë brigjeve të Kosta Rikës, ndërsa po kalonte kohë me gruan e tij dhe vajzën e tyre 8-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.