Lajmet e fundit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shpallur sot ditë zie në këtë qytet pas vdekjes së të riut si pasojë e shembjes së ish – hotelit "Adriatik"në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Bahtiri përmes një postimi në Facebook, iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Trupi i të riut u gjet pas gjashtë orësh kërkimesh nën gërmadhat e ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.