Lajmet e fundit

Djali i axhës së tij, Rifat Spahiu ka përshkruar në detaje se çka ka ndodhur një ditë më parë.
Sipas tij, Muhedini të martën pas orës katër pasi e ka kryer ndërrimin e punës në polici është kthyer në shtëpi ku edhe ka lënë disa letra dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
"Ai është gjetur i vdekur në veturën e tij të tipit Golf 2 në një fushë në Vitomiricë" ka theksuar Rifati.
Edhe djali tjetër i axhës së Muhedinit, Fadili ka treguar për Klan Kosovën për vendin ku u gjet trupi i të afërmit të tij.