Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare.
Ky lajm i ka pikëlluar njerëzit anembanë rruzullit tokësor.
Për shkak të kësaj janë anuluar shumë aktivitete kulturore e sportive, përfshirë edhe katër ndeshjet e Serie A, që ishin paraparë të luheshin sot.
Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio si dhe Parma - Juventus, do të transmetoheshin edhe në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Se kur do të luhen këto ndeshje ende nuk është bërë e ditur, por në njoftimin e ligës italiane thuhet se për orarin e ri do të njoftohet me kohë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.