Lajmet e fundit

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë organizuar mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala.
Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e profesorit Mujë Shala, duke thënë se ai dha një kontribut të madh të profesionalizmit ndaj atdheut të tij, në kohën e luftës, i cili shërbeu si mjek për pjesëtarët e UCK-së.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ndjehet krenar që ka njohur një njeri të tillë siç ishte Shala, i cili siç ka thënë ka qenë doktor i përmasave të mëdha dhe kontributi i tij në fushën shkencore do të jetë i pazëvendësueshëm.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se lajmi për vdekjen e hershme të profesorit Mujë Shala e tronditi atë.
Ismaili shtoi se Shala nuk ishte vetëm një pediatër i mirë, por një njeri që dëshironte ta shihte Kosovën të shëndetshme.