Lajmet e fundit

Në Chicago të Amerikës, gjatë pasdites të së enjtes, policia ka gjetur gjashtë persona të vdekur brenda një shtëpie, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Investigimi lidhur me rastin po vazhdon, dhe autoritetet amerikane kanë deklaruar se ende nuk dinë shumë për këtë ngjarje.
Mirëpo ajo që dihet është se vendi i ngjarjes ishte një skenë e frikshme: trupat kishin shenja të traumës dhe ishin gjetur ne vende të ndryshme brenda shtëpisë.
Detektivët amerikanë që po punojnë për këtë rast, janë shprehur se do të duhet kohë për të zbuluar se çfarë me saktësi ka ndodhur brenda shtëpisë dhe kush është vrasësi i familjes.