Lajmet e fundit

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes profilit të tij në facebook, ka thënë se vdekja e Akademikut Mark Krasniqi është humbje e madhe për Kosovën.
Ai e ka cilësuar si të dijshëm e guximtar akademikun e ndjerë, duke shtuar se kishte vizion të qartë politik.
“Akademik Mark Krasniqi përfundoi në prehje ciklin e vet jetësor. Qe dhe mbeti njeri i përkushtimit të thellë ne gjithë proceset e mëdha të luftës për Lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve”.
“Gjithë jeta e tij ishte luftë e shumë rrafshesh. I dijshëm dhe guximtar, i mprehtë në shkrime dhe me vizion largpamës në proceset politike.
"Akademik Mark Krasniqi ndërtoi formatin e tij të veçantë prej njeriu të palodhshëm e të devotshëm në misionin që kishte”, ka shkruar Sejdiu.