Lajmet e fundit

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Veternik, ku një person është gjetur pa shenja jete në automjet.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin, duke thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/vdekje-e-dyshimte-ne-veternik-pamje/