Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot nuk mbahet tubimi i fushatës zgjedhore të partisë së tij në Drenas.
Mustafa ka treguar se kjo gjë do të bëhet në shenjë të respektit dhe dhimbjes për dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrënë në Komoran, njofton Klan Kosova.
I pari i LDK-së i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit.
Më poshtë statusi i plotë i Isa Mustafës:
Të nderuar veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë të Drenasit
Sot LDK nuk e mban tubimin e fushates zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhëmbjes për të rinjët që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatëkeqësinë e komunikacionit në Komaran. Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushllimet më të thella!
Të njëjtin veprim e ka bërë edhe kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka pezulluar të gjitha aktivitetet e kësaj komune në kuadër të fushatës zgjedhore të cilat ishin paraparë për ditën e mërkurë.