Lajmet e fundit

DJ i famshëm suedez, Avicii, vdiq dje në Muscat të Omanit në moshën 28 vjeçare.
Përderisa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, sipas burimeve nga policia e Omanit, vdekja e tij nuk konsiderohet ‘e dyshimtë’, dhe se nuk ka dyshime për ndonjë aktivitet kriminal.
“Dy obduksione janë kryer, një dje dhe një sot dhe e konfirmuam absolutisht që nuk ka dyshim kriminal në vdekjen e tij”, i tha burimi i Policisë Mbretërore AFP-së në kushte anonimiteti.
“I kemi të gjitha informatat dhe detajet lidhur me vdekjen dhe këtë incident”.