Lajmet e fundit

Seminari i 35-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, është një ditë para përfundimit të punës së tij, njofton Klan Kosova.
Si edhe ditëve të tjera, seminaristët e ardhur në Prishtinë nga shumë vende të botës, të enjten patën mundësi të ndjekin sesionet shkencore nga studiuesit e letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Si edhe çdo ditë tjetër, punimet dhe sesionet vazhdojnë të mbahen deri në orët e pasdites.