Po vazhdon seanca parlamentare e mbetur në gjysmë të martën.
R e n d i i d i t ë s:
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018,
Votimi në parim i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.