Lajmet e fundit

Një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, ka qëndruar në Mynhen dhe Augsburg të Gjermanisë, për vizitë zyrtare në Ministrinë e Financave dhe në Administratën Tatimore të Bavarisë.
Qëllimi i vizitës ishte marrja e praktikave me te mira tatimore të Bavarisë në zhvillimet institucionale dhe përcaktimi i projekteve të reja për zhvillimin e kapaciteteve të ATK-së, si dhe modernizimin e proceseve të saj.
Administrata Tatimore e Bavarisë ka përkrahur Administratën Tatimore të Kosovës, që nga viti 2010, kryesisht në ngritjen e njohurive të stafit përmes organizimeve të trajnimeve dhe seminareve te ndryshme për legjislacionin tatimor, transmeton Klan Kosova.