Lajmet e fundit

Janice Dickinson do ta dërgojë Bill Cosbyn në gjyq pasi ai e ka akuzuar atë për shpifje rreth deklarimeve për sulmet e supozuara seksuale.
Dickinson pretendon se Cosby e ka sulmuar atë para 35 vitesh dhe tashmë janë bërë më shumë se 40 gra që i drejtojnë akuzat e njejta karshi tij.
Dokumentet e drejtësisë tregojnë se Dickinson e akuzon Cosbyn për shkatërrim të reputacionit të saj dhe shqetësime emocionale.
Akuzat ndaj tij kanë filluar para disa muajsh dhe numri i femrave që e akuzojnë veçse po shkon duke u rritur.