Në Shqipëri po vazhdon problemi i përhapjes së keqpërdorimit të armëve.
Për të ulur rrezikun e përhapjes së tyre, OSBE prezantoi në Elbasan projektin e asistencës ndaj autoriteteve.
Ambasadori mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Vendor për Siguri publike ku dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me bashkinë Elbasan.
OSBE vuri në dukje se problemi i armëve të lehta nuk është vetëm shqiptar ndaj dhe asistenca e këtij projekti do të shtrihet edhe në vendet e rajonit, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.