Lajmet e fundit

Gjendja në Lazarat vazhdon të jetë e tensionuar. Herë pas herë në fshat ka të shtëna me armë nga grupi i armatosur, që policia dyshon se përbëhet nga rreth 15 veta.
Në Gjirokastër ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe krerët me të lartë të policisë së shtetit. Lapsi.al sjell disa foto nga arrestimi që policia i bëri shtetasit Xhuliano Matos, të cilit iu sekuestrua një arsenal i tërë armësh dhe disa gramë kokainë.
Pritet që policia të nisë operacionin për kapjen e personave që qëllojnë me armë dhe atyre që vranë eLasfektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosën dy të tjerë.


