Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Shefin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga te dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror.