Lajmet e fundit
Për shkak të disa problemeve teknike përgjatë kyçjes së gypave kryesor që i furnizojnë me ujë të pijshëm disa lagje të kryeqytetit ,vazhdojnë ende çrregullimet të furnizimit me ujë.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se në lagjet ”Ulpiana”, “Veternik” dhe Lagjen e Spitalit për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur dje në orët e pasdites gjatë kyçjes së gypave të rinj vazhdojnë çrregullimet edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:30.
Poashtu bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë mobilizuar dhe ndodhen nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për sanimin e gjendjes së krijuar nga puna e kontraktorit që ka qenë duke punuar dje dhe sot.