Lajmet e fundit

Një grua e cila ka fjetur me Charlie Sheen para disa muajsh, nuk është e hidhëruar me të që nuk i ka treguar për sëmundjen e tij.
Ylli pornografik Elizabeth Bentley, i ka thënë TMZ-së se ajo nuk e kishte idenë që Sheen ishte i infektuar me HIV pozitiv gjatë takimeve të tyre të këtij viti – ajo thotë se ai kurrë nuk e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë. Megjithatë ajo thotë se ka dyshuar rreth virusit, pasi i ka parë ilaçet, por nuk ka dashur t’i fusë hundët aty, transmeton Klan Kosova.
Bentley mendon që Charlie ishte duke e mbrojtur atë në mënyrë sekrete nga virusi i tij, duke praktikuar seks të sigurt.
Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me të, ajo i ka bërë disa teste për HIV dhe të gjithë kanë rezultuar negative.