Lajmet e fundit

Leonardo DiCaprio është duke shijuar një pushim të merituar nga xhirimet e shumta këtë verë, në shoqërinë e të dashurës së tij më të re.
Ai është parë ditën e diel me supermodelen 24 vjeçare, Nina Agdal.
Aktori 42 vjeçar dukej mjaft i relaksuar dhe i lumtur përderisa shkoi për not në plazhin në Malibu, Kalifornia.
DiCaprio përveç të dashurës ishte i shoqëruar edhe nga disa shokë të tij me të cilët kaloi ca kohë para se t’i bashkëngjitej në terasë modeles.
Agdal kishte flokët e kapura dhe veshje ngjyre të zezë.






