Lajmet e fundit

Afërsisht 100 protestues, pronarë të bizneseve, janë mbledhur para zyrave kryesore të Doganës së Kosovës, me qëllim të kundërshtimin rreth pagesave për mbetjet që shfrytëzohen vetëm për pjesë të cilat janë sikur të makinave të rregullta.
Protestuesit kanë kërkuar që të rikthehet ligji për zhdoganimin e automjeteve për pjesë, i cili ishte në fuqi deri në vitin 2014, njofton Klan Kosova.
Ky ligj është pezulluar përkohësisht.
Përfaqësuesit e protestuesve janë takuar me zyrtarë doganor, ndërsa këta të fundit aktualisht janë në takim pas të cilit pritet që të dalin me një vendim në lidhje me këtë çështje.
Protestuesit kanë bërë të ditur që nuk do të ndalojnë deri në plotësimin e kërkesës së tyre.