Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga kërkimet e bëra deri më sot, ende nuk është gjetur trupi i Kampionit të shumfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqinës.
Kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë duke vazhduar ende për gjetjen e Gërqinës, i cili tashmë dy ditë më parë kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshenjtë, transmeton Klan Kosova.
Lajmi pritet të përditësohet!