Lajmet e fundit

Qyteti port jugor Mariupol është shënjestruar rëndë nga bombardimet ruse në dy javët e fundit dhe më shumë se 30 mijë njerëz vlerësohet të jenë larguar tashmë.
Të enjten, 13 autobusë të tjerë me rreth 300 refugjatë mbërritën përtej kufirit në rajonin e Rostovit të Rusisë, raportuan mediat ruse.
Mariupol po përjeton fatkeqësinë më të keqe humanitare, me ushqim, ujë, energji elektrike dhe furnizime të tjera kyçe të ndërprera.
Sulmet me raketa ruse në qytet kanë shënjestruar gjithashtu një spital për fëmijë dhe dje, një teatër ku ishin strehuar mbi 1200 njerëz.
Të paktën 2,400 civilë janë vrarë deri më tani në qytet, thonë zyrtarët ukrainas.
Dje, Ukraina raportoi gjithashtu se në një qytet tjetër, Chernihiv, forcat ruse qëlluan dhe vranë 13 ukrainas që ishin në radhë për të blerë bukë, transmeton Klankosova.tv.