Lajmet e fundit

Është afati i tretë kalimtar veror me radhë, që Real Madrid shfaq interesimin për portierin e Manchester United, David De Gea.
Ata tash kanë bërë gati 46 milionë funta për ta sjellë atë në Bernabeu, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Gjiganti spanjoll shpreson që përfundimisht, ta përmbyllë këtë sagë ca vjeçare në këtë verë.
Shefi i Blancos, Zinedine Zidane ka marrë vendim kundër nënshkrimeve me shpenzime të mëdha, por që tash vëmendjen e ka kah De Gea.