Lajmet e fundit
Pas dorëheqjes së Labinot Tahirit, Aleanca Kosova e Re po përballet edhe me një tjetër, atë të kreut të degës së kësaj partie në komunën e Pejës

Kryetari i degës së Aleancës Kosova e Re në Pejë, Xhevdet Krasniqi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kreut të degës.
Njoftimin për media të dorëheqjes së pakthyeshme e ka bërë vet kryetari i deritashëm Krasniqi pa i komentuar arsyet dhe shkaqet.
“Për çështje personale dhash dorëheqje të pa revokueshme nga posti i kryetarit të degës së AKR-së, ne Pejë”, ka shkruar Xhevdet Krasniqi.