24.08.2015 · përditësuar para 3996 dite1 min lexim
Takimit të nesërm në Bruksel mes Kosovës e Serbisë në nivel kryeministrash, i paraprinë takimi i sotëm në nivel teknik.
Kurse nesër vazhdohet me takimin e krerëve të dy shteteve, nën ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë për Politik të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafës e zëvendësi i tij, Hashim Thaçi në një anë, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqit, në tjetrën, të martën pritet t’i vënë firmat e tyre në marrëveshjet për të gjitha temat që kanë mbetur pezull, përfshirë asociacionin e komunave serbe.
Me këtë akordim krerët e dy qeverive do të prezantohen para kancelares gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Ballkanit Perëndimor Vjena 2015, më 26 dhe 27 gusht.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.