Lajmet e fundit

Lëvizja ”Vatra’ ka dënuar vendimin e qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë.
Kjo lëvizje i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që mos t`i mbyll sytë ndaj siç thuhet në reagimin e tyre"këtij diskriminimi që po bën Serbia ndaj nxënësëve të Kosovës Lindore".
Gentiana Shabani, kryetare e kësaj lëvizjeje ka thënë se tekstet mësimore në gjuhën shqipe të cilat Serbia po i kthen prapa në Kosovë, kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015.
“ Librat duhet të shkojnë tek nxënësit shqiptar në Kosovën Lindore e mos të kthehen në Republikën e Kosovës”, në të kundërtën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marr masa të njëjta reciprociteti në fushën e arsimit, ku si masë e reciprocitetit të jetë ndalimi i përdorimit të teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës" ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova