Lajmet e fundit

Lëvizja Qytetare Vatra, ka kërkuar nga shteti serb që t`i jetësoj në praktikë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel e sidomos këtë të fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve të të dyja shteteve.
"Ne e kemi mirëpritur dhe përshëndetur një marrëveshje të tillë duke e konsideruar si marrëveshje të mirë në letër."
"Të njëjtin qëndrim mbajmë edhe tash pasi që nuk është hera e parë e nuk është as për t’u çuditur që Qeveria e Serbisë akoma po vazhdon të mos i respektoj marrëveshjet e nënshkruara vet" thuhet në një njoftim për media të kësaj lëvizjeje.
Sipas këtyre të fundit, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e ka lehtësuar aspak kalimin e lire të qytetarëve në mes të dy shteteve sepse qytetaret tanë nga Republika e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm ashtu siç nuk kanë mundur deri më tani.
" Për të kaluar kufirin me automjete , qytetarët e Republikës së Kosovës mundem vetëm nëse në veturat e tyre kanë regjistrim serbe e jo të RKS-së, çka do të thotë se ajo akoma diskriminon shqiptarët e Kosovës , nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe dëshiron ta kthej Kosovën në pikën zero , thënë shkurtë ta kthej nën thundrën e saj" thonë në "Vatra" .