Lajmet e fundit

Vatikani ka filluar t’i mbyllë të gjithë shatërvanët e vet të famshëm për shkak të thatësirës në shumë pjesë të Italisë.
Radio Vatikani raporton se ky vendim është në përputhje me qëndrimin e Papa Françeskut për mbrojtjen e mjedisit.
Thatësira ka goditur dy të tretat e tokës bujqësore dhe ekonomisë italiane ka kushtuar rreth dy miliardë euro.
Vatikani i ka rreth 100 shatërvanë dhe që të gjitha ato do të shuhen, përfshirë edhe ato në kopshtin e saj, transmeton Klan Kosova.