Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi sot po qëndron në Vatikan, ku do të takoj kardinalë dhe kryepeshkopë të selisë së Kishës Katolike.
Ai do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe peshkopin emeritus të dioqezës ‘Terni Narni Amelia’ në Itali, Vincenzo Paglia.
Poashtu zëvendëskryeministri Thaçi do të takoj edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher dhe pas tij edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si President i Komisionit Papnor të Vatikanit, që njëherësh është edhe kryetar i Governorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello.