Lajmet e fundit
Zëvendëspresidenti nuk është i shqetësuar me eliminimin nga gara për një vend Champions League dhe mbetet i bindur se skuadrës nuk i duhen të ardhurat nga shitja e futbollistëve.

Vadim Vasilyev është i bindur se klubit nuk do t’i duhet të shesë futbollistët më të mirë pas dështimit për të siguruar një vend në Champions League.
Megjithë dështimin, Vasilyev thotë se të përzgjedhurit e Leonadro Jardimit nuk janë të ndikuar dhe as do të ndikohen në masë të madhe nga zhvillimi.
“Ne kemi buxhetin e projektuar për pjesëmarrje në Europa League”.
“Ecja tutje në Champions League do të ishte bonus për ne”.
“Eleminimi nuk ndërron asgjë sa i përket mbajtjes apo largimit të lojtarëve. Do t’a ripërsëris: nuk do të shesim lojtarë”.