Kosova A në basketboll (femrat) ka fituar miqësoren përballë Shqipërisë U20 me shifrat 56:98 (16:17, 17:25, 11:30, 12:26).
Në takimi e zhvilluar në Durrës, vashat e Kosovës kanë kontrolluar lojën në tërësi, bën të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ky takim do t’i shërbejë përzgjedhësit Fidan Shatri të shohë formën e lojtareve para debutimit në garat ndërkombëtare.
Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 27 pikë e tetë kërcime, Alexis Tolefree me 23 pikë e katër asistime dhe Arbnore Përquku me 12 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.
Kjo miqësore ishte në kuadër të përgatitjeve të Kosovës A për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.
Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.