E dëshmuan edhe një herë pse janë kampione në fuqi.
Vashat e Bashkimit nga Prizreni, kanë shënuar fitore spektakolare në kryeqytet ndaj Prishtinës, me rezultat të thellë, 60-84, raporton Klankosova.tv.
Ky triumf i sotëm, i ka siguruar edhe zyrtarisht vendin e parë në renditjen tabelare të Superligës, katër xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt.
Andrienne Godbold me 26 pikë, 13 kërcime, 8 asistime e 5 topa të vjedhur ishte më e mira te skuadra prizrenase, kurse te Prishtina 3 basketbolliste luajtën me nga 16 pikë, Jayla Johnson, Besjana Martinajdhe Tiffany Brown.
https://www.youtube.com/watch?v=FbMYWw0Z4NE
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.