Lajmet e fundit

I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit.
Sot në moshën 64 vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”.
Ferizi, siç raporton Sinajli, i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.
Në varrin e Ferizit është vendosur edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.
“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule nga Presidenti Hashim Thaçi.
[caption id="attachment_2268394" align="alignnone" width="1024"]
Kurorë me lule në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, për truprojën e tij, Xhavit Ferizi - Raketa. Foto: Sinjali[/caption]
Ferizi ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte lindur në vitin 1960.