Lajmet e fundit

Ai, dy ditë më parë, në lagjen "Dardania" kreu një krim të trefishtë pasi vrau gruan e tij [Hysnije Krasniqi] një vit më të re, renë 28 vjeçare [Remzije Krasniqi] dhe në fund edhe veten.
Dy djemtë e të ndjerit nuk kanë dashur të flasin për këtë rast duke thënë se kjo çfarë ka ndodhur është një tragjedi. Ata për Klan Kosovën kanë thënë se ndoshta do të vijë momenti që do ta sqarojnë krejt çfarë ka ndodhur në këtë rast të rëndë. Hysnije Krasniqi do të varroset sot në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit në Matiqan ndërsa Remzije Kamberi-Krasniqi pritet të varroset në orën 16:20 në varrezat e Dragodanit. Motivet e këtiji krimi të trefishtë ende nuk janë tërësisht të qarta, mirëpo besohet se autori kishte probleme psikike.