Lajmet e fundit

Në Varrezat e Reja në Beograd është varrosur kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.
Qytetarë të shumtë u mblodhën për t`ia dhënë atij lamtumirën e fundit.
Në ceremoninë mortore morrën pjesë: kryeminsitrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ish-presidenti Boris Tadiq, shef i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe fytyra të tjera nga jeta publike e Serbisë.
Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.