Lajmet e fundit

Mbështjellur me flamurin kombëtar këtë të martë në varrezat e qytetit në Ferizaj u varros 18 vjeçarja, Marigona Osmani, e cila dyshohet se u vra të dielën.
18 vjeçarja dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa me të cilin po bashkëjetonte tash e dy muaj teksa familjarët po kërkojnë drejtësi për vajzën e tyre, njofton Klankosova.tv.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mesin e shumë familjarëve, miqve dhe krerëve të institucioneve tha se është i tronditur nga vrasja e Marigona Osmanit teksa shtoi se 18 vjeçarja do të prehet në paqe vetëm kur të vendoset drejtësi për të.
Marigona Osmani u dërgua pa shenja jete të dielën në emergjencën e Ferizajit teksa të dyshuar për vrasjen e saj janë Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.