Lajmet e fundit

Në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës, me nderime sot u varros ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Kryeziu.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë të shumtë, bashkëpunëtorë të Halitit, strukturat komunale të Malishevës dhe Klinës, deputetë të parlamentit të Kosovës dhe ish deputetët e viteve të ’90-ta.
Fjalime në ceremoninë e varrimit mbajtën, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Klinës,.Haxhi Ibishi dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, në vitet e ’90-ta, Muharrem Shabani, të cilët folën për jetën dhe veprimtarinë e Halit Kryeziut, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë profesional.
Sipas folësve, Halit Kryeziu, ishte ndër të parët, që ngriti zërin kundër vrasjeve të qytetarëve të vendit, si dhe ishte njëri prej atyre që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në miratimin e akteve juridike, që quan deri në pavarësimin e Kosovës si dhe gjatë luftës së UÇK-së, ka dhënë një kontribut të madh, transmeton Klan Kosova.