Lajmet e fundit

Në varrezat e qytetit të Prizrenit është varrosur sot çifti që u gjet i vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”, njofton Klan Kosova.
Një numër i madh i qytetarëve është vërejtur se ishte gjatë varrimit.
Sipas raportit të policisë në trupin e viktimave ishin vërejtur plagë nga arma e zjarrit, njofton Klan Kosova.
Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha për Klan Kosovën se sipas informatave të para që kanë, viktimat jetonin me djalin e tyre 35 vjeçar A.H, por ky nuk ishte me ata kur policia gjeti trupat me datën 22.01.2020.
Shala ka thënë se janë në kërkim të djalit të tyre por jo në cilësinë e të dyshuarit duke thënë se ai do t’iu ndihmojë më shumë për procesin e hetimeve, ai deklaroi se janë duke i vazhduar hetimet lidhur me rastin.
Ai tha se ata janë duke e kërkuar të djalin e çiftit në fjalë përmes rrugëve diplomatike.
Sipas dyshimeve të para çifti ka ndërruar jetë dy ditë para se i kishte gjetur policia dhe që nga ajo ditë burrë e grua nuk kishin kontaktuar me fëmijët tjerë në Suedi.
Dy viktimat Durim dhe Suada Hadri kishin ardhur në Kosovë më datë 20 janar nga Suedia.