Lajmet e fundit

Hysen e Ylber Malaj ishin bashkë të mërkurën në mbrëmje kur 19 vjecari Donard Lufaj shtiu me armë në drejtim të lokalit ku dy vëllezërit po prisnin në radhë për ushqim.
“Kemi menduar që ishin petarde, por më pas na kanë thënë që të shtrihemi në tokë. Pastaj e kam parë që Ylberit i ka dalë gjaku nga goja”, tregon Hyseni, i cili mund të kishte pësuar njëjtë si i vëllai, por i shpëtoi një plumbi që i kaloi shumë afër.
Ndërsa babai i dy djemve, Blerim Malaj, është i vetëdijshëm që djali i është vrarë aksidentalisht, por thirret në kanun, pasi thotë se nuk i ka bërë askujt keq që t’ia vrasin djalin në derë të shtëpisë.
Ai që e ka vrarë Ylberin nuk i ka më shumë se 19 vjet. Lufajn nëna e la nëntë muajsh kur është ndarë nga babai i tij dhe ai ishte rritur nga njerka. Sipas saj, nëna e tij biologjike ishte përpjekur ta bindë që të jetonte me të, për të cilën vonë e kishte kuptuar se e ka nënë.
Njerka e tij po ashtu thotë se Donardi nuk kishte shkuar për të vrarë askë, por të kërkonte nga daja i tij që është pronari i lokalit afër të cilit është kryer vrasja, që ta linte të qetë.
Mirëpo, nga ana tjetër, daja i dorasit thotë se nuk ishte cak i plumbave.
Për më shumë ndiqeni kronikën e gazetares Blerta Ahmeti.