Lajmet e fundit

Shoqata e Prodhuesve dhe ajo e Përpunuesve të Qumështit sot në orën 12:00 do të protesojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar nga institucionet kosovare që të mos e lejojnë importim e produkteve të qumështit që sipas tyre nuk janë kualitative .
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumëshitit Naser Bajraktari tha për Klan Kosovën se protesta e sotme është e treta që po bëhet brenda këtij viti e cila po bëhet për të njëjtat arsye, ndërkaq premtoi se nuk do të ndalen derisa prodhuesit e qumështit t`i sheshin produktet si duhet.
Bajraktari tha se kësaj here protesta do të bëhet me më shumë simbolikë se herave të tjera duke thënë se disa nga produktet ë qumështit do t`i varrosin për të cilat siç tha ai nuk meritojnë të jenë në treg./Klan Kosova.