Lajmet e fundit

Pas faljes së drekës, sot në Studeniçan të Shkupit u bë varrimi i Isamedin Osmani, pjesëtar i njësitit për intervenim të shpejtë.
Osmani u vra gjatë përleshjeve të djeshme mes forcave të policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovë dhe është njëri nga tetë policët e vrarë gjatë krizës dyditore në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë.
Ndërkaq tre policë të tjerë janë varrosur me nderimet me të larta policore në Tetovë, Zubovcë dhe Bërvenicë.
Në qytetin e Tetovës, ku ishin prezentë edhe drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është varrosur polici Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova.
Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë edhe Ministrja Jankullovska, dhe njeriu i parë i sigurimit shtetëror Sasho Mijallkov.
Sot janë varrosur edhe Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 në fshatin Zubovcë të Gostivarit dhe Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 në fshatin Brvenicë të Tetovës.