Lajmet e fundit

Në varrezat e Pozheranit të Vitisë, të shtunën, iu dha lamtumira e fundit katër viktimave që humbën jetën në aksident trafiku te rrethrrotullimi ne Prishtinë që ndodhi orët e hershme të së premtes, njofton Klan Kosova.
Në këtë ditë familja Alidema, do të duhej të kishte festë sepse po e martonin mbesën.
Disa familjarë që kishin qenë duke ardhur mbrapa veturës që u aksidentua, kanë thënë se vetura nuk ishte duke zhvilluar shpejtësi të madhe, dhe as shoferi nuk kishte konsumuar alkool atë natë.
I ndjeri Enver Alidema la pas vetes tri vajza e dy djem, ndërsa Ekremi dy djem, njëri ndër ta Qëndrimi që po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në QKUK.
Kronikë nga Merita Neziri.